unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën



  • Ej,dreq, - fola e nevrikosur. Gjërat që më bezdisnin atë mëngjes, po
    shtoheshin. Edhe njeriun e piteve s‟po e shihja askund.
    Arrita. Mendova se duhej të prisja, por dera e dyqanit ishte e hapur.
    Ndryshe nga herët e tjera ishte hapur më shpejt, por nuk e lodha veten me
    pyetje dhe dyshime. U futa me ngadalë, pa thënë mirëmëngjes. Gjithçka
    zotërohej nga një bardhësi e ngurtë. Të gjitha kursantet ishin veshur me
    përparëse të bardha. Ato asnjëherë nuk visheshin ashtu. Përsëri nuk u
    lodha me dyshime. Hoqa xhaketën dhe po e varja. Por ç‟të shihja?! Unë që
    nga e djeshmja nuk e kisha hequr përparësen e bardhë. Përse? Hodha
    edhe një herë sytë rreth e rrotull dhe pyeta heshur: - „‟Pse të gjitha
    mbajtkemi zi? Ç‟i kishte ndodhur shtatorit të asaj dite? Përse edhe brenda
    të bardhës zi?‟‟
    Ndjeva frikë thellë vetes dhe dola përsëri me vrull në rrugë. Ecja
    gjithë tmerr. Të gjithë kishin të njëjtën fytyrë, të njëjtën veshje, të bardhë.
    Ndryshimi i vetëm ishte gjatësia dhe trashësia e trupit. M‟u kujtua përsëri
    njeriu i piteve. Ai ishte i gjatë dhe i hollë, shumë i hollë, atë do ta njihja
    patjetër. Por ai s‟po dukej askund. Më tepër se kurdo kisha nevojë ta shihja
    dhe të dëgjoja zërin e tij: ''- Hade pite, pite të ngrohta, blini pite''. Kjo do ta
    fuste brenda normales qytetin, që atë mëngjes, ishte larg, jashtë saj.
    Mbizotërimi i buçitjes së tij sikur më zhvendoste nga kjo botë, në
    çastet e zbrazëtirës e të murimit shpirtëror. Ai e pështjellonte botën duke e
    bërë lëmsh për ta hedhur mes një rrëmuje qiellore. Aty fillonin thyerjet. Unë
    humbisja mes tyre dhe e harroja veten. Kështu shpesh shpëtoja nga tharja
    e atyre çasteve. Por, ai mëngjes ishte më i tmerrshëm. Ai nuk kishte vetëm
    verbësi, shurdhësi, mangësi. Ai kishte balsamosje brenda së bardhës.
    Ecja me shpresën se do ta gjeja njeriun e piteve. Ai gjendej kudo në
    çdo rrugë të qytetit.Të gjithë e njihnin. Por, prej kohësh, më dukej se më

Free download pdf