unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


përkiste mua, sikur më plotësonte, më mbushte. S‟po e shihja, s‟po e
dëgjoja askund. Njerëz me të njëjtën fytyrë vazhdonin të mbushnin rrugët.
Dyndja e tyre po më kujtonte karnavalet, kur isha tek gjyshja në Korcë.
Ishte vërtet për t‟u habitur. Atë mëngjes unë mendoja dhe krahasoja
vetëm gjëra të kundërta. Ishte nisur mbrapsht ai mëngjes me orët pa jetë.
Duke filluar që nga zgjimi. Unë asnjëherë nuk zgjohesha herët. Gjithë jetën
time, kisha ritëm të pandryshueshëm në orët e gjumit. Flija gjithmonë pas
mesnate dhe zgjohesha vonë, kur dielli godiste xhamat e dritares sime.
Kurse ai mëngjes më kishte çoroditur.
Pa e kuptuar kisha arritur në qendër të qytetit. Një grumbull i madh
njerëzish ishte bërë rreth. Arrita të çaja atë mur dhe u gjenda përballë
diçkaje, që nuk e kisha menduar kurrë.
Njeriu i piteve. I vdekur.



  • O zot, - klitha , sikur të kisha pësuar humbjen më të madhe në jetë.
    Dëgjova pëshpërima. Më në fund, akullnaja e atij qyteti po thyej.

  • Kush ta ketë bërë këtë?

  • Mos kanë dashur ta vjedhin?

  • E ç‟ti vidhnin, pitet?

  • Pse ta kenë vrarë, ai nuk i binte në qafë njeriu.

  • Mos u prishte qetësinë me të thirrurat e tij?
    Fillova të përfytyroja ditët që e vështroja nga larg. Në fillim ai thërriste
    në të gjitha rrugët e qytetit, derisa ngjirej. Pastaj, pak kohe më vonë, nuk di
    se nga e gjeti një megafon dhe zëri i tij dëgjohej shumë larg. Shumë vetë
    qeshnin me të, kurse të tjerë nervozoheshin.

  • Si nuk po vjen një i afërm, nuk ka ai njerëz?
    Pëshpërima e fundit më shkundi dhunshëm.
    A nuk isha unë njeriu i tij?

Free download pdf