unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


Ai më kishte shpëtuar, kushedi sa herë, nga plasaritjet e thata të
shpirtit.
Unë shpesh në jetë, në orët e mërzisë së shurdhët, nuk kisha mundur
të dalloja të vërtetën dhe të pavërtetën. Nuk dija kë të besoja dhe kë të
mos besoja. Çuditërisht, kohë më parë, kisha filluar t‟u besoja vetëm atyre
që thoja. Edhe sikur të mos ishin të vërteta, duke i thënë shumë herë, më
dukeshin të tilla. Ishte për t‟u habitur, por më ndodhte. Gjatë asaj kohe, një
ankth me kthetra të forta orë e çast donte të mbyste çdo lloj lulëzimi
shprese, sado e vogël që të ishte ajo. Ai shkonte aq larg, sa tani më duket
çmenduri, deri në thellësitë më të largëta të viteve. Krijonte pa fund
përfytyrime absurde, ndoshta të kushtëzuzara nga një lloj frike e veçantë të
krijuar prej tij. Në fillim m‟u duk e gabuar gjetja e këtij emërtimi, por tani jam
e bindur për saktësinë e tij. Kjo ndjenjë zgjati shumë kohë. Atë mëngjes
guri, kur shpirti pësoi humbjen e ekuivalencës kuptova, se për shumë kohë
kisha jetuar një ankth, që po shkonte drejt fatalitetit.
Ankthin e ndarje, vetmisë, humbjes.
Gjërat ndodhin.
Dhe atëherë ajri nis një tjetër frymëmarrje. Sikur dyndet vetëm e
vetëm për të krijuar buçitjen. Një buçitje torturuese dhe e hidhur. Kjo buçitje
mushkërish sjell errënosjen e dritës, duke e shfytyruar e shfytyruar, deri në
humbje. Pësimin e fundit e provojnë këmbët, muskujt e tyre. Dridhja e tyre
është mbytëse, i ngjan dridhjes së tërmetit të largët dhe të thellë. E ashtu të
mpira formojnë hapat. Ecin.
Njeriu është si yjet, i futur dhe i orientuar në një orbitë të caktuar. Dhe
kjo rrugë-orbitë e njeriut ka botën e hapësirave rreth saj, që nuk ndryshojnë
gjithë jetën, pavarësisht nga kalimi i kohës. Njeriu apo ylli, gjatë ecjes apo
fluturimit, hedh sytë rreth e rrotull i gëzohet, e qorton, e prek gjithçka si

Free download pdf