unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


pjesën e tij të përhershme. Të dhimbshme janë përjashtimet kur drejtimi i
saj ndryshon. E pas kësaj, ndryshon gjithçka. Hapësirat çekuilibrohen, herë
rrallohen e rrallohen deri në asgjë , herë dendësohen deri në ngurtësim.
Por që të dyja format e përjetimit të saj të mbysin, të marrin frymën. E në
këtë kohë ylli apo njeriu e kanë të vështirë të rezistojnë. Çorientohen. Nuk i
duhet butësia e shpirtit, mrekullia e tij, i duhet forca e përqëndrimit, durimi
dhe përshtatja. Po a mund të arrihet kjo?
U ndjeva ziliqare ndaj monotonisë së një jete të qetë dhe pa asnjë
dëshirë, ëndërr apo kërkesë.
Në ditët që pasuan u largova nga ai qytet shiu, për të mos kërkuar
njeriun e piteve. Unë duhet ta harroja. Duhet të të harroja.
Në qytetin tim sesi i jetoja ditët, si e vdekur, sikur ato nuk ishin të
miat, por të dikujt tjetër. Kisha fituar një maskë në fytyrë, që dhe të doja,
nuk e hiqja dot. Kisha frikë ta hiqja. Njerëzit nuk duhet të shihnin në sytë e
mi ndarjen tonë...vuajtjen time.


Pogradec, 1998

Botuar nga revista letrare në Athinë
Pelegrin, nr. 18
2012
Free download pdf