unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën



  • “Jeta qënka e pakuptimtë‟‟, - thosha me vete,- „‟Dhe e thatë. Të duket se
    dashuron dhe dashurohesh, por në një çast tjetër kupton të kundërtën. Të
    duket se je e lumtur, por zbulon se je e humbur. Të duket se gjithçka që jeton
    është e rëndësishme, por zbulon që asgjë s‟ka kuptim”.
    Mes ankthit hapat e mia u shpejtuan. E ndjenë dhimbjen që theri dhe
    deshën të më largonin prej saj. Duhej të largohesha.
    Shtrëngova fort qesen që mbaja në dorë. Gati sa se grisa.
    „‟Sikur të kishin qënë ngjyra që doja, nuk do të kisha dalë nga shtëpia
    për t‟i ndërruar‟‟, - mendova mekanikisht. - „‟I desha ngjyrë gri të çelët. Kështu
    do t‟i pëlqenin më shumë Luanit, të fejuarit tim''.

  • Dukesh si drita e mëngjesit në pranverë, - më thoshte shpesh kur vishja
    bluzën gri prej atllazi. Luani ishte ai që kishte sjellë tek unë dritën e
    mëngjeseve pranverore, që prej kohësh më dukej se i kishte humbur shpirtit
    tim. Tani, kur ato hapa që po linin gjurmë në dëborën e ngrirë, po afroheshin
    drejt meje, po kujtoja rrëmujshëm fjalët e Luanit kur i kisha treguar historinë e
    ndarjes sime.

  • Kjo quhet ndarje? S‟më duket e tillë. Po sikur ta takosh ndonjë ditë?
    Duke parë sytë e dashuruar të Luanit, që më shikonin aq ëmbël, isha e sigurt
    ç‟do të bëja.
    Ç‟do të bëja???
    Vërtetësia e atij çasti-ëndërr e plakur po afrohej aq pranë, sa po mbyste
    frymëmarrjen time. Dhimbja shtohej pas çdo hapi. Gërryente e gërryente
    kockat, mishin, për të formuar shtratin e saj. Godisja me mllef borën duke ecur.
    Atje shfrehja inatin për absurditetin e ngjarjeve. Ajo shpërndahej duke fluturuar
    si xixëllonja nën dritën e atij dielli të ftohtë. Po pse kaq e bukur kjo borë e
    sotme?
    Dhimbja e plakur shpërfilli bukurinë-bardhësi të borës dhe ...

Free download pdf