unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


trembesha më asaj. Isha e dashuruar. Ajo që më kishte rikthyer forcën e
humbur prej kohësh, dikush ishte i dashuruar me mua, lumturohej me
praninë time. A ishte e rëndësishme të dëgjoja arsyen e mosardhjes së një
shekulli të kaluar?
Apo... duhej???



  • Tani...

  • Tani je e fejuar, e di.

  • Aaaa, prandaj vrapove.
    E çuditshme, njeriu kupton vlerën e diçkaje vetëm atëherë kur e
    humbet. Humbja na kthjellon mendimin, gjykimin, ndjenjat. Para njohjes me
    të, jemi fatkeqësisht të paqartë për ato që duam në jetë. Ah, sikur gjërat të
    mos arrinin deri aty! Pak, shumë pak para humbjes, të rilindnim forcën e të
    gjykuarit, e të të parit qartë, gjithka në botën tonë do të ishte ndryshe. Krejt
    ndryshe.

  • Jo, nuk e dija, e mësova këtu kur të kërkova sot, kur... Të lutem
    shkojmë diku të ulemi. Kam nevojë të të flas, të t‟i them të gjitha, të të
    shpjegohem.

  • Vonë, shumë vonë.
    Nuk kisha më forcë për asgjë. Nuk doja të dëgjoja më asgjë.Të gjithë
    kemi momente që dëshirojmë të kthejmë kohën mbrapsht. Të rijetojmë
    edhe një herë fëmijërinë, rininë... që t‟i jetojmë ndryshe, më bukur. I
    provojmë në fantazinë tonë të gjitha këto, i ëndërrojmë në netët e gjata të
    dimrit. Por, si për çudi, vërtetojmë që asgjë prej tyre nuk do ta rijetonim më
    bukur se ç‟i kishim jetuar. Origjinaliteti i tyre verbon çdo riprodhim.
    Me bisht të syrit pashë dorën e tij që nxorri diçka nga xhepi i
    brendshëm i xhaketës.

Free download pdf