unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën



  • Letra që më shkrove dikur. Merre, nuk do të më duhet më! Gjithsesi,
    e di përmendësh.
    E vetmja dëshmi e një ekzistence të largët. E vetmja dëshmi e një
    dhimbjeje të gjatë. Tashmë, dhimbja e harruar u ringjall në përlotjen e dy
    syve që ikën. Ikën shumë larg.

  • Kur nuk të gjeta, mbas një jave u nisa për këtu. Në rrugë pësova
    një aksident të rëndë. Nuk arrita të vij më kurrë. Deri dje. Por ke të drejtë,
    vonë, shumë vonë. Mbettë një kujtim i bukur dashuria jonë! Qofsh e lumtur
    gjithmonë!
    Nuk e mbaj mend nëse këto i dëgjova, apo fantazia ime e shthurur
    krijoi një monolog brenda meje, për të fajësuar veten për ditët e errëta dhe
    netët e sterrosura që i fala shpirtit tim për shumë kohë. Për dyshimet,
    akuzat, dënimet, për lotët e zhgënjimit.
    Desha shumë herë të kaloja tek ajo rrugë, për të parë gjurmët që
    lamë mbi dëborë. Por kujtohesha, ajo kishte shkrirë dhe gjurmët ishin
    zhdukur.


Athinë, 2012

Botuar
nga gazeta shqiptare në Athinë
Albania Pres 17/5/
Free download pdf