unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


Hapi derën me forcë dhe u largua me një shpejtësi të tillë, sa
përplasja e derës m‟u duk se tundi gjithë muret e shtëpisë.



  • Veeera, - i thirra, por ajo thuajse fluturoi. Jehona e mbylljes së
    portës kryesore të pallatit rrethoi tingujt e emrit të saj dhe një shtrëngim në
    gjoks më mori frymën atë çast.
    Tani ajo rrinte shtrirë, pothuajse pa ndjenja. E shikoja dhe
    mundohesha të kuptoja ç‟mund t‟i kishte ndodhur. Nuk ishte hera e parë që
    bënte këtë pëpjekje, por kësaj here...
    Kur e gjeta mbrëmë te shkallët e pallatit, në mes të errësirës,
    shtrëngonte telefonin në dorë dhe thoshte vazhdimisht:

  • Nuk është këtu! Nuk është ...
    Në fillim m‟u duk sikur po bënte ndonjë shaka, por kur iu afrova edhe
    më, pashë vështrimin e saj të humbur thellë në errësirë dhe e kuptova që
    diçka e keqe i kishte ndodhur.

  • Vera, - i fola, duke e prekur lehtë te supi i djathtë.

  • Ajo nuk jeton më, - foli pa i kthyer aspak sytë nga unë. I mbante të
    ngulur në tymnajën portokalli që shpërndate, diku larg, një llambë e dobët.

  • Kush?

  • Vera. E vrava unë. Unë e vrava Verën.
    Dy lot të nxehtë më rrëshqitën pa e kuptuar. U ula pranë saj dhe
    fillova ta shtrëngoj në krahët e mi. Fillova t‟i ledhatoj butë flokët duke i
    pëshpëritur.

  • Gjithçka tani mbaroi, qetësohu, e vogla ime, qetësohu, drita ime.
    Ajo dridhej e tëra. E ngrita ngadalë. U ngjitën. Mendimet e mia
    turbulloheshin me hipoteza nga më të ndyshmet. Por, asnjëra nuk më
    dukej aq e fortë, sa ta shndërronte në këtë gjendje Verën.

Free download pdf