unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


Ishim shoqe prej shumë vitesh. Ishim rritur bashkë. Dinte gjithça më
kishte ndodhur në jetë, gjithashtu dhe unë, dija gjithçka për të. Ishte vajzë
me karakter të fortë. Shpesh e kisha zili. Dobësia e saj e vetme ishte
Dritani. Këtu e tre muaj, pas dy vjet lidhjeje me të, ishin ndarë. Ajo akoma
nuk donte ta besonte që lidhja e tyre kishte marrë fund. Për mua nuk kishte
filluar asnjëherë, sepse ishte vetëm Vera ajo që përjetonte atë dashuri,
duke u ngjitur në qiell nga lumturia. Dritani më dukej shumë i ftohtë dhe i
çuditshëm. Edhe pikturat e tij kishin vetëm ftohtësi.
E shtriva ngadalë në krevat dhe pashë që kishte qarë shumë,
ndoshta me orë të tëra. Sytë e saj gjithmonë të ndritshëm, i kishte aq të
kuq, sa e bardha e tyre kishte humbur. Faqet ishin mbuluar nga e zeza e
rimelit. Flokët e saj të zinj e të rëndë tani ishin të shpupuritura dhe pa
shkëlqim.
Në këtë gjendje e kisha parë Verën vetëm para dhjetë vjetësh, në
tragjedinë e jetës së saj, siç e quante ajo atë aksident. Atë aksident
automobilistik, ku ajo humbi dy njerëzit e saj më të dashur, të ëmën dhe të
atin.
Sapo kishte filluar studimet në Tiranë. Vendosëm të jetonim bashkë
në hyrjen time modeste, meqë kishte dy dhoma gjumi dhe qiraja ishte e
lirë. Unë isha në vitin e katërt të gazetarisë, ndërsa ajo sapo filloi vitin e
parë.
Lajmin ogurzi e mora unë e para. Ma dha ime më që më porositi të
mos ia thosha Verës derisa të arrinim në qytetin tonë të vogël, që ishte
mbuluar nga zia e ngjarjeve të fundit. Gjashtë të vrarë në qytet nga ai
aksident, në atë ditë të errët shiu dhe stuhish. Vera, kur mësoi atëherë ç‟i
kishte ndodhur, nuk ulëriu, por nguli sytë në boshllëk dhe qau heshtur me
ditë të tëra. Shpesh shkonte në vendin ku kishte ndodhur ngjarja ogurzezë

Free download pdf