unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


qyteti im i bukur. Ishte hera e parë që shkonim bashkë atje, kur lindi ajo
pikturë. Mbështeta kokën mbi të dhe mbas asaj prehjeje të butë, fillova të
zhytesha në kujtimet e mia të ëmbla. Por... por...
Vera la tregimin e saj përgjysmë, hapi sytë e tmerruarr, duke ngulur
vështrimin në tavan.



  • Nga kati i dytë u dëgjua një e qeshur e fortë femre. Nga kati i dytë.
    Aty ndodhej dhoma e gjumit të Dritanit. U shtanga. Nuk doja ta besoja. Por
    një e qeshur e dytë, më e fortë dhe paksa ironike, më shpoi në zemër. U
    drodha e tëra. Hungërimat e të qeshurave përkëdhelëse sikur u fashitën në
    trurin tim. Hapat drejt kuzhinës nuk e di si i bëra. Si dola prej andej me një
    thikë të madhe në dorë, as këtë nuk e kuptova. Më dukej se një forcë e
    brendshme urrejtjeje më komandonte gjithçka.
    Atë çast, Shpëtimi nuk mundi të eleminonte një lëvizje të lehtë
    padurimi. Kuisja e lehtë e karriges së tij nuk e bëri aspak Verën të ndalonte
    rrëfimin.

  • Kërcitja e shkallëve të drunjta nën hapat e mia të ngadalta ishte
    rënkuese dhe therëse. Takat e mia shkelën fort dyshemenë e drunjtë e të
    palëmuar. Eca mes asaj gjullurdie mjetesh pikturimi, mes pikturash të vjetra
    të hedhura sa andej – këndej. Nga dera pak e hapur e dhomës dallova
    kurrizin e një vajze që mbulohej nga flokë të zeza, të rënda dhe gjithë
    shkëlqim, si dhe dy duar mashkulli që përshkonin belin dhe supat e saj. Një
    mllef i zjarrtë u ndez fuqishëm brenda meje. - ''Këtë më thuaj, mendova,
    dhe jo lidhje që kanë mbaruar prej kohësh''. Shtyva ngadalë atë derë të
    mallkuar dhe... hëm, sytë e mi u ndeshën me sytë e Dritanit. Por, më
    besoni, ai nuk i uli aspak ato, nuk i fshehu, nuk u habit, as me praninë time.
    Përkundrazi, dukej sikur më priste për të më sfiduar. Nënqeshi ironikisht

Free download pdf