unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


dhe u zhyt mes flokëve të saj, duke puthur qafën e bardhë e të lëmuar që
ato çaste u harlis e humbur në kënaqësi.
Në atë çast as unë, as Shpëtimi nuk mundëm të shmangnim lëvizje
padurimi dhe shqetësimi. Ndërsa Vera tashmë kishte shkëputur krejt
kurrizin nga pjesa ku pak më parë mbështetej lehtë dhe çdo fjalë e
shoqëronte me lëvizje duarsh, sikur çdo veprim që thoshte po e kryente në
atë çast.



  • E godita në shpinë, fuqishëm. Ra poshtë. Ngrita lart thikën me forcë
    për të goditur edhe atë, Dritanin, por... ai qeshte furishëm dhe tregonte me
    dorë viktimën. Qeshte, qeshte deri në ulërimë. Trupi im u akullua. U shua
    flaka e urrrejtjes duke i dhënë çdo qelizeje dridhje të pakontrollueshme.
    Thika ra me zhurmë poshtë. Duart e mia, tashmë spërkatur nga gjaku, u
    varën drejt trupit të pajetë. Uturima e të qeshurës së tij përplasej nëpër
    mure dhe godiste me forcë mbi mua. E kapa dhe e ktheva që t‟i shoh
    fytyrën. Ohhhhh........
    U tmerruam nga pamja që mori atë çast fytyra e saj. U ngritëm të dy
    automatikisht në këmbë. Ajo ktheu vështrimin e saj të lemerisur nga ne dhe
    na gozhdoi në vend.

  • Isha unë. Atje e shtrirë në dysheme, e gjakosur, pa ndjenja, isha
    unë.
    Vuri duart në kokë dhe me sy të çakërryer drejt nesh filloi të ulërinte me
    sa fuqi kishte. U sulëm të dy drejt saj. E pamundur të shkëputnim duart e
    saj nga flokët që i tërhiqte me forcë titani. Mbas kapitjes që i dha ajo
    ulërimë e furishme, u nisëm. Gjatë gjithë rrugës për në spital belbëzonte:

  • E vrava, unë e vrava Verën.
    ...

Free download pdf