unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


Mbas tre javësh, me terapi të vazhdueshme dhe orë të gjata gjumi,
ajo hapi sytë ngadalë dhe shikoi në fillim nga dritarja. Ndenji pak ashtu,
pastaj hodhi sytë nga unë. Iu afrova, por duke mos qënë akoma e sigurt
për gjendjen e saj, nuk fola. Ia kapa dorën dhe ia mbështolla në të miat. Ajo
si pa që aty ishte edhe Shpëtimi, e vështroi duke buzëqeshur lehtë.



  • Kur dëgjova zilen e telefonit tënd ato çaste, - filloi të fliste duke mos
    ia hequr sytë Shpëtimit, - unë nuk e dija nëse ekzistoja. Fillova të shikoja e
    habitur duart e mia, që çuditërisht nuk kishin asnjë pikë gjak. Asnjë shenjë
    nga pamja e mëparshme, as viktimë para këmbëve të mia. As ai...
    Vetëm errësirë boshe. Tani nuk më kujtohet se ç‟të thashë në telefon, por
    nuk isha unë, ishin aludimet e mia të zhgënjimit që kishin zotëruar qenien
    time, as vetë nuk e di prej sa orësh.
    Ajo lëvizi ngadalë, u ngrit pak, u kthye nga unë dhe më tha:

  • Kam kohë që s‟kam shkuar tek prindërit, kam shumë për t‟u
    thënë.
    Dy lot të nxehtë atë çast dogjën lëkurën e fytyrës sime.


Athinë,
Shtator 2013.

Botuar
nga gazeta shqiptare në Athinë
Albania Pres 2014
dhe nga revista letrare në Athinë
Pelegrin nr.22 2015
Free download pdf