unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


Mysafirja e rrallë


kushtuar aktores Margarita Xhepa

Fillova të rendisja fotografitë e bëra gjatë atyre ditëve në ekranin e
kompjuterit. Doja të krijoja një video me to duke i shoqëruar me këngë të
ndryshme nga filmat e luajtur prej saj. «Do jetë dhuratë e bukur», mendova.
Pas dy javësh do të shkoja në Tiranë.



  • Nuk është vështirë për ta gjetur shtëpinë, po dite ish kafe «Florën»,

  • më tha. Dhe filloi të ma përshkruante me dashuri dhe ëmbëlsi pjesën e
    rrugës që do të bëja për të arritur deri tek hyrja e pallatit. I qeshte fytyra.
    Tani jam e sigurt se ajo dritë buzëqeshjeje i vinte nga thellësia e shpirtit që
    buronte vetëm mirësi dhe dashuri për gjithkënd dhe gjithçka.

  • «Në fillim do të vë fotografitë me grupet, mendova, jo jo më mirë ato
    që është vetëm, apo fotografitë dyshe... apo të filloj nga çasti i parë i takimit
    dhe të vazhdoj me një renditje kohore...». Mendimet m‟u bënë lëmsh në
    kokë. Largova sytë nga ekrani. Shikova rreth e rrotull. Qetësi absolute. Tani
    isha vetëm. Kishin ikur të gjithë. Sa bosh!
    U ngrita. Pashë nga dera. Si tha kur hyri në derë?

Free download pdf