unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën



  • Ua, sa shtëpi të bukur që paske!
    Nënqesha. Shtëpia ime është tepër e thjeshtë dhe modeste. Ajo sigurisht
    kishte parë shtëpi të mrekullueshme, por dinte të të bënte të ndiheshe
    bukur me fjalët e saj të ëmbla.
    Dola në ballkon. Karriget ishin bosh rreth tryezës. U ula në karrigen
    përballë saj. Më dukej se ndodhej akoma aty. E krehura karakteristike e
    flokëve rrethonte hijshëm fytyrën e saj të bardhë. Ajo ndriste nga bukuria e
    syve të saj të kaltër që kurorëzoheshin nga harku fantastik i vetullave.
    Ngjyra e trëndafiltë e buzëve plotësonte bukurinë shekullore heleniane. Por
    e qeshura, e qeshura ishte ajo që me magjinë e saj rrëzëllente dritë
    magjike.
    Mbylla sytë. Fillova të shihja me radhë çastet që kalova me të. Këtu
    tek kjo tavolinë, duke pirë kafen e mëngjesit, flisnim për magjinë e poezisë
    në shpirtin e njeriut. Ashtu me sy të mbyllur fillova të ridëgjoj intrerpretimet
    e vargjeve fantastikë të Ali Podrimes prej saj. Pastaj vazhdonte me vargjet
    rrënqethëse të Vojsava Nelos, duke mbajtur aq dhimbshëm në grushtin e
    saj trashëgiminë therëse të të atit. ''Pasuria që më la im atë''
    U drithërova. Hapa sytë. Pashë gonxhet rozë të luleve në saksinë
    përkrah meje që tundeshin të shkujdesura nga era. Edhe ato mbanin
    brenda tyre fjalët e saj të ëmbla.

    • Unë bisedoj me lulet, - i thoshte Elenit, mbesës sime shtatëvjeçare,
      që nuk i ndahej gjithë kohës.



  • Edhe Kristina flet me lulet, jam e sigurt, - i drejtohej pastaj vajzës
    sime që druhej të fliste shumë, si Eleni, që të mos e lodhte.
    Por ajo fytyrë fisnike dinte të futej në botën e secilit. I shkelte syrin Kristinës
    dhe vazhdonte të fliste me Elenin.

Free download pdf