unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari



  • Ja dëgjo, lule, moj lule e bukur, sa e mrekullueshme qënke bërë me
    ato petalet e tua rozë, sa ëmbël po na përshëndet. Ajo tani na dëgjon, -
    vazhdonte të thoshte. - E di ti, Eleni, që ajo i dëgjon fjalët tona dhe
    kënaqet? Kështu ajo rritet më shumë dhe çel lule më të bukura. Eleni e
    dëgjonte dhe i qeshnin sytë.
    Iu afrova lules. I preka petalet. Sa të brishta! «Kështu është edhe
    shpirti i një artisti si ajo», mendova. Një erë e lehtë dhe e ngrohtë fryu atë
    çast. E ndjeva përkëdheljen e saj mbi petalet e luleve. Ajo ndjesi u pëcoll
    brenda shpirtit tim. Ajo ndjesi ishte përcjellë prej saj atë ditë brenda meje,
    atë ditë kur ajο i tregonte Elenit dhe Kristinës për miqësinë e saj me lulet,
    për ato që thoshte me nipin e saj, për çastet e fëmijërisë që sillte para syve
    të tyre kureshtarë. U tregonte si kishte reaguar kur kishte zbuluar vezët e
    klloçkës, si i ishte lutur nënës së vet të mos ia merrte vezët, por ta linte të
    nxirrte të vegjlit e saj. U tregonte si ajo e ndiqte fshehur derisa zogjtë e saj
    u rritën..., e plot e plot histori të tjera.
    E ndiqja me sy kur fliste me to mëngjeseve dhe e ndieja se për atë
    shpirt fisnik të gjithë fëmijët e botës ishin nipërit dhe mbesat e saj. Ajo
    krijonte aq bukur lidhje të ngrohta me ta, duke i bërë të ndihen bukur dhe
    të besojnë në mrekullitë e marrdhënieve njerëzore.

  • Unë të kam parë në shumë filma, - i thoshte Eleni, edhe atë filmin
    me shumë borë e mbaj mend. Tani je më e bukur se atje.

  • Atje ishte në rol, ashtu duhej të vishej, - ndërhynte shpejt e shpejt
    Kristina që vazhdimisht përpiqej të korrigjonte Elenin e cila, si më e vogël
    që ishte, hidhte ashtu shkujdesshëm fjalët e saj, pa i menduar shumë.
    Unë shikoja fytyrën e saj që shkëlqente.
    Ajo qeshte me fjalët e tyre dhe në sytë e saj rrezatonte një shkëlqim i
    veçantë. Fillonte dhe iu këndonte pjesë nga këngët e filmave

Free download pdf