unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


kinematografikë në të cilët kishte luajtur. Pastaj interpretone fragmente
rolesh, të cilat mrekullisht të bënin të udhëtoje në monopatet e asaj kohe,
të futeshe në botën dhe përjetimet e atij personazhi që ineterpretonte ato
çaste. Gjithmonë admiroja çmendurisht atë trupëzim karakteresh në
interpretimet e saj, dhe tani, tani e kisha përballë, një frymë na ndante, i
përjetoja të gjitha në ballkonin e shtëpisë sime. E kuptova se brenda saj
mrekullia njerëzore dhe mrekullia artistike që ajo kishte përcjellë kaq vite në
skenat tona dhe në ekranet televizive ishin një, të shkrira tek njëra - tjetra.
Nuk gjeje dot kufirin ndarës. Artiste e mrekullueshme në skenë, shpirt të
mrekullueshëm artisti në jetë.
U ngrita. Eca drejt ekranit të kompjuterit. Kalova me radhë disa nga
çastet e fiksuara nga aparate të ndryshëm fotografikë. Në gjithsecilën prej
tyre kishte ngrohtësi. Sytë e saj përcillnin ëmbëlsi dhe dashuri për atë që
kishte pranë. Vazhdova të shikoja postimet e ndryshme të miqve të mi me
fotografitë e saj. Mes asaj vale të vrullshme kujtimesh dhe fotografish,
rastësisht pashë më të veçantat, më të bukurat, më të të vërtetat.
«Rrespekt dhe përulje ndaj Divës Shqiptare», kështu e kishte titulluar
albumin miku im. Atë gjest, puthjen e dorës së saj prej gjithë atyre që e
admironin, e pashë aq shpesh ato ditë, nga njerëz që e kishin njohur dhe
që e njihnin ato momente.
E vendosa, ato fotografi do të hapnin albumin e saj elektronik.


Athinë, korrik 2013
Free download pdf