unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


Liri e bastarduar


Autobusi, si një zgavër e pajetë, kishte mbështjellë në barkun e vet
rreth tridhjetë vetë të përgjumur. Disa dremisnin me kokën të mbështetur
mbi supin e njeriut të afërt në sedilen ngjitur, disa kishin lënë të lirë
këputjen e kokës para dhe rikthimin e saj në vendin e vet duke u shoqëruar
me një gërhimë të çuditshme. Disa të tjerë kishin marrë shtrembërime nga
më të çuditshmet dhe kishin humbur në botën e gjumit. Vetëm Linda nuk
flinte. Ajo asnjëherë nuk flinte në këtë udhëtim të gjatë kthimi. Sytë e saj të
kaltër gjithmonë merrnin një hije të rëndë gri trishtimi dhe ndiqnin pa asnjë
lloj interesi gjithka i shpalosej mbrapa xhamave nga rrëshqitja e autobusit.
Ishte ulur në rreshtin e tretë në të djathtë të autobusit. Shtrirja e pamjeve
kishte filluar me rrugët plot zhurmë të një qyteti që tashmë ishte vetëm
lodhës për të. Dikur, kur ajo ishte akoma në bangat e shkollës, kishte
ëndërruar të vizitonte këtë qytet me histori të lashtë, të ngjitej në majë të
krijesës së tij të parë, Akropolit, dhe të mrekullohej që andej duke fantazuar
rrjedhën e krijimit të asaj madhështie, të përjetonte gjithçka me sytë e
mendjes, të gëlltiste për t‟i ruajtur në kujtimet e saj gjithcka shtrihej atje

Free download pdf