unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


poshtë, në këmbët e Akropolit. Vite me radhë kjo ëndërr e bukur, mbeti
ëndërr. Ishte vështirë në atë kohë largimi jashtë kufijve të vendit. Të rrallë
ishin ata që realizonin ëndrra të tilla. E mësuar me të tilla kufizime në jetën
e saj dhe të njerëzve që e rrethonin asnjëherë nuk guxoi ta shprehte këtë
dëshirë, e sigurt në parealizimin e saj. Tani autobusi, pasi kishte lënë pas
orë të tëra udhëtimi me pamje kodrash, të shoqëruara në horizont malesh
të lartë, kishte kaluar heshtur bregdetin e Lamias, fushat e saj, kishte hyrë
në Larisa dhe tani, pas një pushimi të shkurtër, kishte nisur rënkimin e tij në
një grykë mali ku dredhonte rruga. Dita kishte qenë e ftohtë. Me copëza të
imta bore që shkriheshin sapo përplaseshin me xhamat dhe me një
ngjyrosje të metaltë ajo tani kishte filluar të bëhej më e egër. Relievi malor,
si dhe ndërhyrja e nuancave të errëta të natës që po afronte kishin shtuar
përgjumjen që mbizotëronte zakonisht në udhëtime të tilla. Linda hodhi sytë
në sedilen ngjitur, ku i biri pesëvjecar me kokën e mbështetur në prehrin e
saj dhe gjunjët e mbështjellë me një batanije të hollë ngjyrë gri, flinte si një
engjëll. Sytë e tij të mëdhenj e të zinj ishin mbyllur duke krijuar një kurorë të
dendur e të errët, të harkuar këndshëm poshtë vetullave. Fytyra e tij ishte e
hollë, me lëkurë të lëmuar ngjyrë gruri. Buzët ishin shumë të bukura, të
kufizuara me një fiston të lehtë si e qëndisur dhe ngjyra e tyre kishte
brenda një hije lejlaje të lehtë. Njëra dorë ishte varur poshtë sediles dhe
tundej me ritmin e tronditjeve që krijonte rruga. Linda e përkëdheli lehtë mbi
flokë, duke nxjerrë një psherëtimë të thellë. -Të keqen mami, u dëgjua
dhimbja e asaj përkëdheljeje.
Kishin kaluar katër vjet që nga ajo kohë e tmerrshme kur filloi të
dyshonte për fatkeqësinë që do ta ndiqte një jetë, atë dhe djalin e saj të
vogël, Tedin. Ai nuk kishte mbushur as tetë muaj kur ajo, si infermiere me
përvojë dhjetëvjeçare në pavionin pediatrik të spitalit, pothuajse ishte e

Free download pdf