unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


sigurt që diçka nuk shkonte mirë. Ai nuk belbëzonte asnjë rrokje, qoftë
edhe mbytur. Nuk guxonte ta pranonte, pa ditur që dyshimet e saj ishin
shumë herë më të vogla nga e vërteta që e priste. Mbas një muaji u nisën
për në shtetin e tyre fqinj, duke shpresuar që përgjigja që do merrnin do të
mohonte dyshimet e tyre të nxituara. Por nuk ndodhi ashtu. Fytyra e doktor
Duniadhakit u ngrys kur mbas një javë vizitash dhe analizash duhej te
informonte prindërit e fëmijës. Linda dhe i shoqi i saj nuk dinin greqisht.
Doktori iu drejtua motrës së saj që i shoqëronte, e cila jetonte prej pesë
vjetësh në Athinë.



  • Niveli i dëgjimit është shumë i ulët, në kufirin ndarës të shurdhërisë.

  • U dëgjua zëri paksa i ngjirur i doktorit.
    E pabesueshme, duhej një përkthim. Ku ta gjente. Një përkthim që të
    thuhej në dy prindër që prisnin me ankth. Një përkthim që të lehtësonte
    sadopak dhimbjen që do të shkaktonte ajo që i priste. Nuk e deshi veten.
    Më mirë mos e kishte mësuar kurrë atë gjuhë.

  • Duhet të përdorë aparate dëgjimi, menjëherë. Mbas gjashtë muajsh
    duhet të vijnë përsëri. Fëmija do të jetë nën kontrollin tim të vazhdueshëm.
    Zëri i doktorit plasariti mendimet e saj të dhimbshme dukemë shpëtuar
    nga përkthimi i fjalisë së parë.

  • Çfarë thotë, pyeti Linda duke u munduar të përmbajë veten nga ajo
    dridhje e mallkuar që i përshkruante gjithë trupin. Fytyra e saj u mbush me
    pulla të kuqe. Frymëmarrja iu vështirësua. Pamja e doktorit iu mjegullua. E
    motra e kuptoi gjendjen e saj. E kapi shpejt për beli dhe e uli tek karrigia
    më e afërt.
    Mbasditja e asaj dite kishte qënë më e vështira në jetën e Lindës.
    Donte të qante. E pamundur. I shoqi nuk e kishte shuar për asnjë çast

Free download pdf