unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


cigaren. I ulur në shkallët e asaj shtëpie të vjetër, thithte me forcë tymin,
duke e çuar sa më thellë në gjoksin e tij për të mbytur dhimbjen.
Vitet kishin kaluar lodhshëm. Me udhëtime çdo gjashtë muaj drejt shpresës
se diçka këtë herë do të jetë më mirë. Por nuk ndodhte ashtu. Zhgënjimi
ishte kthyer në një torturë që godiste vazhdimisht plagën e pambyllur.
Dalëngadalë po kuptonte se arritjet do të ishin shumë herë më të vogla se
ato që priste nga ato vizita. Puna e logoterapistes dhe e saja ishin më të
rëndësishme për të birin në krijimin e komunikimit, më shumë duke shikuar
sesa duke dëgjuar.
Tani nata kishte mbuluar konturet e peisazheve që shpaloseshin
jashtë xhamave të autobusit. Pisi i saj e lodhte edhe më shumë shpirtin e
plagosur të Lindës. Dritat e një makine që parakaloi atë çast e bënë të
qartë leximin e një tabeleje rrugore. - „‟A, edhe pak, mendoi Linda, dhe
arrijmë në doganë‟‟. Aty ishte vendi ku ajo, më shumë se kudo, ndiente
racizmin. Punonjësit e atij institucioni grek, si duket, nga kontaktet e tepërta
me një popull që flet një gjuhë të ndryshme nga e tyrja, në vend që të
familjarizoheshin me ta, kishin pësuar të kundërtën, ftohtësinë dhe
mospërfilljen ndaj tyre. Për të mos thënë shpesh nënvlerësimin e
egzistencës së tyre. Kjo është dregë shekullore, thoshin të shumtit. Por
Linda nuk ishte dakort, pavarësisht se nuk hapte debat me ta. Ajo e dinte
se ata njerëz që punonin aty vuanin një nga komplekset mendore të
provincialit me një horizont të ngushtë, ashtu siç ndodhte edhe me shumë
bashkatdhetarë të saj. Ajo nuk e kishte hasur askund këtë lloj ndjenje në
asnjë qytet tjetër të këtij shteti.
Procedurat e kalimit këtë natë ishin më të shpejta. Afrimi në kufirin
shqiptar e futën në një realitet tjetër. Fushatë zgjedhjesh. E kishte harruar
këtë, megjithëse kishin kaluar vetëm tri ditë.

Free download pdf