unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


...

Mëngjesi i së nesërmes në qytetin e saj ishte i lagësht dhe i ftohtë.
Era fishkëllente dhe ngrinte lart copëza plehrash duke i shkëputur me
vështirësi nga toka e lagur. Në anën matanë rrugës dëgjohej egërsimi i
liqenit. Mendimet e saj përziheshin me përfytyrimet e asaj pamje gri
shpërthyese që përplasej me forcë në breg. Shkumëzimi i dallgëve
rrëshqiste pastaj i lodhur nga goditja duke ndjekur të tatëpjetën e krijuar
mbi rërë. Sa do deshte të ishte tani atje. Përpara tij do të gjente mishërimin
e vetvetes.
Hapat e saj ishin të shpejtë. Duke lënë pas plaquritjen dhe duke u
përzier me mendimet e saj, e kishin çuar pa e kuptuar përballë spitalit.
Gjatë gjithë rrugës, pllakate reklamimi politik, fytyra që mundoheshin të
ishin sa më të qeshura, sa më të dashura, ishin regjistruar në pjesën e saj
më indiferente të trurit. Dominimi i tyre e kishte acaruar dhe e kishte bërë
më të zymtë fytyrën e saj. As një javë nuk i ndante ato fytyra nga gëzimi i
fitores apo nga hidhërimi dhe egërsimi i humbjes. Cila palë do
manifestonte gëzueshëm pas asaj dite. Po cilat ishin palët? Palët
kundërshtare. E pse quheshin kështu? Ajo asnjëherë nuk kishte dalluar
ndonjë ndryshim mes tyre, veç disa ngjyra flamujsh që valviteshin, pa
përcjellë asnjë lloj mesazhi, pranë tyre.
Ishte turni i parë. Megjithëse natën e mbrëmshme kishte arritur në
orën dy të natës në shtëpi, sot duhej të ndodhej në punë herët në mëngjes.
Lodhja ishte varur në sytë e saj dhe ua kishte marrë shkëlqimin. U fut. Si
gjithmonë pas atij udhëtimi gjithça aty i dukej më e vjetër se tre-katër ditë
më parë, para ikjes. Pavioni i tretë ku ajo punonte, gumëzhinte më shumë

Free download pdf