unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


një lëmsh hidhërimi nga dhimbja që i kishin shkaktuar shoqes së saj,
Dritës.



  • Më duhet të largohem, në qoftë se keni ndonjë gjë në lidhje me
    punën, ma thoni. Drejtori siç duket e kishte të pamundur të pranonte
    humbjen, ai duhet të dilte fitimtar. E sidomos tani që ata ishin aty.

  • Mos harroni edhe një gjë, duhet të jeni mirënjohëse, që sa herë keni
    dashur lejë për të shkuar në Greqi, kjo nuk ju ka munguar.

  • Unë nuk shkoj për pushime atje dhe ju e dini shumë mirë këtë, zoti
    drejtor.

  • Nuk e di nëse në të ardhmen do të mundem t‟ju ndihmoj, nëse nuk
    na ndihmoni. Edhe për shkurtimet që presim nga ministria e
    shëndetësisë....

  • Ju po më kërcënoni, zoti drejtor?! Gaboheni. E bëtë këtë me Dritën
    pak më parë, dhe nuk e di se me kë tjetër, por mos guxoni me mua se do
    të dilni të humbur. Linda u kthye si furtunë nga dera, zuri dorezën dhe e uli
    me forcë. Ktheu kokën mbrapa, i pa të gjithë një nga një në sy dhe në fund
    ndaloi vështimin e saj tek drejtori.

  • Taktikë e gabuar, zoti drejtor, - foli e çliruar më në fund.
    Doli. Koridori iu duk dyfish i gjatë.


Athinë, 2012

Botuar
nga gazeta shqiptare në Athinë
Albania Pres 2013
Free download pdf