unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


Klithmë yjesh


Andreas...

Po mundohesha të shkruaja ... Duhej.
Ndodh që njeriut i ikën zemra nga kraharori, krijon hapësirat e saj
nëpër qiejt që i zgjedh ajo. Largohet e largohet nga trupi dhe përsëri rrahjet
godasin gjer në tronditje të pashpjegueshme. Kështu po më ndodhte dhe
mua. Si asnjëherë tjetër.
Xhamat e dritares po ngrinin nga e ftohta e dhjetorit. Edhe shikimi im
mbi xhama. Gjithçka kishte ngrirë, jashtë dhe brenda tyre. Deri tek unë. Ikja
jote kishte ngrirë gjithçka. Dhe ajrin. Ikja është vetë ngrirje.
Avuj - shpirti ndjeva në sy. Morën trajtën e lotit. Një lot i nxehtë që
ngriu te ftohtësia e faqeve.
Ti ike larg...
Mëngjesi lindi me diell. Gjithcka mori jetë. Vetëm unë e ndjeva se
buzëqeshja më kishte braktisur. Edhe dielli ndriste i ngrohtë jashtë planetit
tim.
...

Free download pdf