unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


E kisha harruar. Ekzistonin telefonat. Mrekullia ndodhi në një ditë të
metaltë. Mes telash dëgjova puthjen tënde. Të kujtohet, zemër? Ajo puthje
sikur zbriti nga qielli. E grisi, e shkriu qiellin dhe erdhi tek unë. Retë u
shkrinë dhe u tretën. Qielli mori ngjyrën e tij të vërtetë, blu. Edhe puthja jote
kishte të njëjtë ngjyrë: blu..blu..blu.. Unë isha mbështjellë nga puthja jote. E
gjitha blu. E di ç‟bëri dielli? Buzëqeshi. Ishte buzëqeshje xhelozie. Edhe
ndriçuesi i gjithësisë ka xhelozi.
Pas asaj dite, ti vije e ikje, për të ardhur përsëri... Unë i dija rrugët e
tua të ardhjes. Ikja jote tani e kishte humbur kuptimin. Ti vije. Unë të prisja.
Pastaj qeshnim. Pastaj e gëzonim njëri - tjetrin.


Ylli i parë...
Kishim vrapuar shumë. Duke dihatur ndaluam dhe qeshnim. Dëbora
kishte vendosur qetësinë e bardhësisë mbi tokë. Mbi flokët tona ajo
xixëllonte duke rrezatuar dritë kristalesh. Nuk kishim qenë asnjëherë
bashkë në ditët me borë. Veç sot, në takimin tonë të parë në fantazinë
time. Fshiva bulëzat e borës së shkrirë mbi qerpikët e tu. Ndjeva lagien e
lotit tënd të nxehtë.



  • Sa keq që jemi larg! – fole, - ndihem i vetmuar, i burgosur mes
    njerëzve nga mungesa jote.

  • Jo, nuk jemi larg, jam me ty , me mua je. Ja, të ndiej...Këtu...
    Me mollëzën e gishtit tregues mora lotin nga faqja jote. Ai e ruajti formën e
    tij. Veçse u zvogëlua, pa u tretur. Për habinë time dhe tënden, nisa të qesh.
    Shihja brenda lotit dhe qeshja. Si një fëmijë që diçka të bukur ka zbuluar.

  • Shiko, shiko, - fola me zërin që s‟di nga më erdhi. Shiko sa e vogël
    është bota! Bota është mbyllur brenda lotit. Do ta shtyp para se të na

Free download pdf