unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


Ulur aty, duke parë fotografitë e tua, derisa ditënata u përzie. Flisja me ty,
të ndieja. Të kisha pranë.


I sati yll, vallë?...
Isha duke luajtur me një kukul të vogël, rreth 5-6 centimetra, që ngjante me
plakun e Vitit të Ri. Palltoja e tij ishte e kuqe me bordura të bardha. Mjekrën
e kishte të thinjur, si prej plaku. Nuk e dija se nga cili vit vinte ajo kukull. Sa
e shtypje te supat, plaku - kukull hapte duart dhe të shtrëngonte fort. I
preka mjekrën. Ndjeva aromën e fytyrës sate. Ktheva kokën. Kishe sy të
lodhur. Të preka mjekrën e dendur poshtë cepave të buzëve.



  • Qenke thinjur dhe ti, zemër? - fola mes një përtese që të fal vapa jo
    e zakontë në një prag-viti. Pashë nga kukulla për të dëgjuar përgjigjen
    tënde. Mbylle paksa sytë, duke fshehur jeshilen e tyre të bukur.
    Ma more kukullën nga dora dhe fole:

  • Po shoh fytyrën time në pasqyrë.

  • Përse kështu, zemër?

  • Të mendoj gjatë, nuk mundem më pa ty.

  • Po unë me ty jam, çdo çast. Gjithçka e mendoj dhe e jetoj me ty.
    Por ti përsëri fole dhimbshëm:

  • Më fal, e dashur, që nuk ndodhem pranë teje! O zot, përse kjo
    ndarje mizore kufijsh?! - Revolta e zërit tënd e drithëroi ajrin.
    Preke lehtë flokët e mi, shumë lehtë dhe fole:

  • Sa do të doja t‟i kisha mbi fytyrë këto flokë e t‟i ngatërroja gishtat
    aty!
    Atëherë truri im nisi të shfletojë vrunduj kujtimesh.
    Petale të bardha lulesh nisën të fluturonin nga dritarja e hapur, duke e
    mbushur me lule dyshemenë e dhomës sime. Ti u çove ngadale dhe nise t‟i

Free download pdf