unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


mblidhje. Ç‟të shihja! Flokët e tu ishin zbardhur. Të shihja e gjaku
qarkullonte rrëmbyeshëm në trup. Ndjenja të përvëluara nga një mall i
gjatë. Të gjitha stinët i ndieja njëherësh. Dimër, pranverë, mes-dimër, fund-
pranvere, verë.. Tani kishte filluar një verë e nxehtë. A thua, e gjitha do të
ishte pa ty? Po vjeshta?
Duke menduar këto, ndiqja veprimet e duarve të tua. O zot, sa mall
kisha për ato duar! Më kujtohej kur ma përpinin të gjithë fytyrën. Kur flokët
m‟i bënin rrëmujë...hëna dhe yjet e netëve zbrisnin aty të mrekulluar.
Duart e mallit tim kishin mbaruar së mbledhuri bardhësinë e luleve
dhe po i thurnin kurorë. Mbarove. Pas këtij çasti fytyra jote mori dritë. Ishte
dritë ylberi. Ma vendose kurorën në kokë me duart që dridheshin lehtë.



  • Ç'ke shpirt, pse dridhesh?

  • Të kam parë në ëndërr, të veshur nuse.

  • Bukur?

  • Endërr e bukur, por shqetësuese.
    Pas përlotjes, ndjeva tingujt e zërit tënd në vesh:

  • Të kam thënë ndonjëherë se të dua shumë?


Erdhi e nesërmja. Edhe e pasnesërmja. Ishe ti. Isha me ty. Me ty të
vërtetin. Ardhja jote sfidoi kohët.


Shpirti flet me dritën.
Vetëm shpirti...


Pogradec, 1998
Free download pdf