unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


Njeriu i piteve


Kisha katër muaj që isha punësuar në një dyqan kozmetike. Pasioni
im i hershëm më kishte bërë që të hiqja qafe studimet dhe të punësohesha
aty.
Ishte 20 shtator. Më bezdiste puçra në buzë. Më dukej sikur ajo me
ndillte tersllëk. Atë çast m‟u kujtua gjyshja. Ajo m‟i kishte shtënë në kokë
këto parandjenja.
''- Eee, kështu moj bijë e nënës, e kuptova që në mëngjes nga ajo e
flamosur fshikë që mblodhi e mlodhi gjithë sëkëlldinë e natës,- më thoshte
njëherë kur më tregonte për ndarjen e saj me dashurinë e parë. Hajde nga
unë darkave, më thoshte, - vazhdonte të më tregonte gjyshja duke e
përshkruar një lloj nervozizmi në fytyrë, - po unë nuk dilja dot nga shtëpia,
unë laj e përvëlo gjithë ditën, tund e bëj stan, këtë bëja unë."
Qesha nën vete duke kujtuar fjalët e saj. Sa shumë ia ndieja nevojën!
Të ulesha në ato shkallët e drunjta, si dikur, dhe të dëgjoja tregimet,
ankimet, ndjenjat e saj, me atë mënyrën e vecantë të të përjetuarit dhe të

Free download pdf