unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


të shprehurit.
Me sy po kërkoja gjithandej njeriun e piteve. Kështu i kishte mbetur
emri prej kohësh. Ai më dukej herë i çalë, herë i verbër, herë shurdh, herë i
mangët, megjithëse nuk ishte aspak i tillë. Por kisha një ndjesi që diçka i
mungonte. Mbase për këtë e kërkoja në rrugë kur ndihesha keq dhe bosh.
Shpesh kisha një lloj ndjesie të çuditshme. Çdo gjë kisha dëshirë ta shihja
të prishur, me diçka që i mungonte, me diçka të deformuar, pra, me diçka
jashtë normales e rregullsisë. As vetë nuk e kuptoja se nga më vinte kjo
dhe përse më kënaqte. Asaj kohe isha ndarë me të dashurin tim. Nga
mungesa e tij më përshkruanin ndjesi të kundërta. Herë doja të isha vetëm,
të mos ndieja as frymën e një tjetri, dhe të kaloja orët duke menduar për të,
brenda qetësisë dhe mallit, herë doja njerëz dhe zhurmë për të mos u ndier
krejtësisht e vetme. Kujtoja shpesh fjalët tona premtuese për pritjen time
dhe rikthimin e tij. Kjo më jepte dhimbje. Ajo sesi ishte djegëse,
shtrënguese, frymëmbytëse. Di të them që më bënte të këputur, me sy të
perënduar dhe me dëshira të vdekura. Ajo ndjesi mbytëse, nga vetmia ime
mes njerëzve, përsëritej shpesh dhe më bindte se atje strukej shpirti im i
plagosur. E megjithatë, unë thoja që dikë prisja... Nuk ia pohoja vetes por,
thellë-thellë unë e ndieja se diçka ishte prishur brenda meje.
Vetëm tani mund të them se kjo shprishje donte të kompesohej me
gjithçka të prishur e të çnormalizuar rreth e rrotull. Mundohesha që jetën ta
mbushja me punë të natyrave të ndryshme. Aq të ndryshme, sa ato, jo
vetëm nuk plotësonin njëra-tjetrën, por pengonin në ecurinë e tyre.Tek të
gjitha kërkoja përsosmërinë dhe asnjëherë nuk kënaqesha me atë ç‟ka
arrija. Ndaj zbrazëtia dhe thyerja shtohej. Dëshira për të parë diçka të
shprishur, të thyer... bëhej më e marrë.
Fillova të lexoj e studioj psikologji dhe më vonë psikiatri, por tek

Free download pdf