unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


asnjëra nuk përfitova atë që duhej. Të gjitha i lashë përgjysmë. Më dukej
anormale të lodhja trurin kot, ndihesha e pazonja për të përvetësuar.
Shkrimin e parë që bëra në një gazetë, u duk se u pëlqye. Vetëm unë e dija
sekretin e tij. Në çastin që unë e mbarova atë shkrim, e kuptova që nuk
isha e zonja për asgjë. E megjithatë unë vazhdoja përpëlitjen. Studioja
ç‟më binte në dorë për gazetarinë dhe çoja ndonjë shkim në gazetën
lokale, derisa e lashë edhe atë punë. Ngutja për të arritur gjithçka shumë
shpejt, më shpejt seç është e mundshme, bën ëndrrat dhe të
ashtuquajturat plane, në çaste frymëzimi të lartë, të thërrmohen shumë
shpejt , para asaj që quhet realizim i tyre. Kjo të bën të ndihesh i
gënjeshtërt mosekzistues dhe bosh. Ndër vite truri fluturon në vise të
largëta, duke stërholluar ato që dëshiron të arrijë në jetë, por largësia e
pakonturshme e fluturimit krijon vetëm zhgënjimin përzier me një
nënvlerësim ndaj aftësive që mundohesh t‟i krijosh vetes, duke ecur me
sytë e mendjes ndër ato shtegtime të errëta.
E mësuar me prishjen, me boshllëkun, e mësuar me mangësitë e
përsosmërisë së dëshiruar, unë vazhdoja të mbushja ditët, tashmë me një
formë krejt të re punësimi.
Edhe atyre çasteve mëngjesore të 20 shtatorit diçka u mungonte.
Edhe njeriut të piteve, në përfytyrimin tim, diçka i mungonte. Më kujtohet
kur në shëtitjen e një mbasditeje dëgjuam për herë të parë zërin e tij të
mbushte rrugët.



  • Ouu..- ia bëri një nga shoqet e mia, - ç‟është ky?
    Zëri ishte shpues.
    Ai doli në njërën prej rrugicave të shumta të atij qyteti. Ishte një burrë
    i gjatë dhe i hollë me një biçikletë të madhe në duar.

  • Pite, blini pite, - u dëgjua zëri i tij pranë veshëve tanë.

Free download pdf