unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


Buzët e tij ishin të holla dhe goja e vogël dukej sikur lëshonte
shigjeta, jo fjalë. Lëkura e rrudhur dhe e vrarë, të kujtonte shkëmbinjtë e
gërryer prej vitesh nga shirat dhe erërat. Flokët gjysmë bjondë, gjysmë
gështenjë të zbërdhylura të ngjallnin mëshirë.
Neveria e shoqeve të mia ndaj tij, më bëri të ndieja një lloj afërie. M‟u
zgjua një ndjenjë e kundërt me neverinë, që ato çaste nuk ia gjeta dot
emrin, por edhe një lloj rebelimi ndaj përçmueshmërisë së tyre.
Fillova të vështroj hapat e tij të gjatë që më dukeshin se mateshin me
rrotat e biçikletës të cilat e ndiqnin si për t‟i dhënë forcë. Që aty filloi ajo
ngatërresë në trurin tim, duke shfytyruar atë që shihja e do të shihja të
shkrirë me çaste përhumbjesh.
Asnjëherë qyteti nuk kishte ushtuar nga thirrje të tilla. Ai nuk kishte
njohur njerëz të tillë që zotëronin anë e kënd me zërin e tyre. Habia për të u
përzie fillimisht me humorin, pastaj..., pastaj u tret në meshtësi duke e bërë
pjesë të vet oshëtimën e atij zëri luftues me qiellin.
Atë mëngjes isha nisur herët dhe nuk kisha arsye të shpejtohesha.
Dyqanin mund ta gjeja mbyllur. Anëve të qiellit ishte varur një blu e tymtë
që të sillte meshtësi. Një grimcim i pluhurt shiu sikur të mbyste. Ajri i
lagësht i atij mëngjesi të ndillte përgjumje ndërsa pellgjet, që kishin arnuar
rrugën, të ftonin në dyluftim. Rrallë gjeje nga ata që ta tregonin fytyrën.
Shumica ishte ngjyrosur duke mbajtur brenda tyre llumin e rrugës të
mledhur aty. Mes ngadalësisë, hapave dhe mendimeve, mundohesha të
shihja format e ndryshme që merrte fytyra ime brenda atyre pellgjeve.
Mëngjesi siç dukej akoma nuk kishte dalë nga mbështjellja e heshtjes
së natës. Akoma nuk e kishte thërmuar ngjyrosjen e hirtë për të jetuar këtë
ditë. Asgjë s‟lëviste, ishte e ngrirë. Po habitesha me këtë mëngjes
akullnaje. Duke ecur, si e përgjumur, këmba m‟u fut në ujë.

Free download pdf