MPGJSH-NIVELI-I-16.03.2021-AL-ER

(Alma Ibi Zekollari) #1

Detyra të tjera:



  1. Lexo rrokjet, fjalët dhe pastaj tekstin:


ma, me, mi, mo, më, mu, my
mali, Melita, Miloti, molla, mola, mëmëdheu, muri, muzika, myku, myshku


na, ne, në, ni, no, nu, ny
nëna, nesër, ninanana, nota, noti, notoj, notari, nuse, nusja, nyjë, nyja


nja, nje, një, nji, njo
fqinja, shqiponjë, shqiponja, gështenjë, gështenja, njeri, njihem, Manjola,
njomësi, njoha, njohe, njohu, shkronjë, shkronja, gjithnjë


Njollat e Njomëzës

(Përshtatur nga Abetarja, botuar në prill 2012)

Një mëngjes, Njomëza u ngrit nga gjumi me temperaturë. Faqet e
njoma i ishin mbushur me njolla të kuqe. Tërë ditën ndenji në shtrat.
Në ëndërr shihte miq dhe shokë që donin ta ndihmonin.



  • Sa njolla të bukura paske! – i tha një flutur. – Sikur të më jepje nja
    njëzet prej tyre, do të isha flutura më e bukur e pranverës.
    Njomëza ia dha menjëherë.

  • Po të kenë mbetur ende njolla, më jep edhe mua disa për kapelën
    time, - i tha një kërpudhë e vogël.
    Njomëza ia dha disa njolla edhe asaj.
    Kur u ngrit nga gjumi, shkoi me vrap te pasqyra. Sa u gëzua! Nuk
    kishte më asnjë njollë.
    Njomëza falënderoi miqtë e saj të mirë.
    2. Shkruaj fjalët në gjuhën greke.


hëna __, shqiponja__, majmuni__,
mali__, muri __, anija__, lumi__,
shkronja__, nata__, molla__,

Free download pdf