MPGJSH-NIVELI-I-16.03.2021-AL-ER

(Alma Ibi Zekollari) #1

Programi të zhvillohet me tre mjete mësimore të dallueshëm nga njëri-tjetri,
të cilët janë:
teksti i nxënësit, në të cilin jepen të sistemuara dijet e kërkuara në program
(në materialin ndihmës që ofrojmë për vitin e parë të ciklit të parë mjaftohemi
me njohuritë e abetares duke respektuar edhe ngarkesën paralele që ka
nxënësi në shkollën vendase; N.A)
fletorja e punës, e cila, në kushtet e një funksionimi kryesisht vullnetar të
shkollës, i siguron mësimdhënësit dhe prindit se detyrat minimale do të
përmbushen nga fëmija në mënyrë korrekte e sistematike (në rastin tonë,
për zgjidhje sa më praktike, fletorja e punës e thjeshtuar i është
bashkangjitur tekstit; N.A)
Ilustrime me DVD (këto do të varen kryesisht nga mësimdhënësi; N.A)
Autorët dhe metodistët që do të merren me materializimin e programit,
lipset të mbajnë parasysh se ... materialet mësimore dhe didaktike duhet të
fokusohen jo aq në trajtimet dhe në problematikat teorike, sesa në aspektin
praktik të të nxënit, duke privilegjuar mësimin interaktiv, zbavitës e formues.
Së fundi, programi ofron një formim të zgjeruar të subjekteve mësimore sipas
niveleve, por është e domosdoshme që ky formim shkollor të vijojë të
plotësohet në terren, me ndihmën e prindërve, të cilët i krijojnë fëmijës një
mjedis gjuhësor shqiptar në gjirin e familjes, e sidomos mundësojnë që
fëmija të motivohet më tepër, nëpërmjet vizitave në vendin e origjinës dhe
marrëdhënieve të drejtpërdrejta e të natyrshme që vetë fëmija vendos në
këto raste.


Hapa që duhen paravlerësuar
Kalimi nga arsimi parashkollor në arsimin fillor është realizuar në gjuhën
vendase. Struktura mësimore dhe hapat didaktike të mësimdhënies në gjuhën
vendase kanë ndihmuar fëmijën të dallojë fjalinë, fjalët, rrokjet, tingujt dhe
nga ana tjetër të bashkojë tingujt për të formuar rrokje, rrokjet për të krijuar
fjalë, fjalët për të krijuar fjali. Gjithashtu ka filluar të shprehet me disa fjali
rreth një tablloje apo situate jetësore etj.
Akoma edhe paraqitja e tingullit në mënyrë grafike (me shkronja) quhet
teknikë e përvetësuar.
Ky formim, i njohur nga mësimdhënësi, lehtëson përshpejtimin e
paraabetares dhe të abetares, ndihmon për t’u shkarkuar nga imtësirat
teorike gjatë paraqitjes së njohurive të reja.

Free download pdf