unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën



  • Kishte ndryshuar ngjyrën e avllisë. Ishte më e bukur, krem me
    nuanca vishnjë të lehtë. Më pëlqeu, - vazhdoi ajo të fliste. Heshti pak me
    sytë të ngulur në dysheme. Vështrimi i saj mori një hije trishtimi. Ngriti sytë
    nga dyshemeja dhe vazhdoi:

  • Mbas kushedi sa orësh pritjeje, duart e mia vërtitnin me nervozizëm
    telefonin, duke më penguar t‟i bëja një thirrje. Dritë-hijet në tokë ishin bërë
    më të egra. Pemët tashmë ishin të frikshme. Asgjë nuk ishte mikluese si
    më parë. Kisha humbur në mendime të zymta ato çaste, kur dëgjova
    uturimën e makinës së tij. Zbriti. As sytë nuk m‟i hodhi. As përshëndetjes
    sime nuk iu përgjigj. Hapi bagazhin, nxorri që aty disa qese supermarketi, i
    mori në të dyja duart dhe si bëri ato pak hapa që na ndanin, qëndroi para
    meje me një vështrim të huaj dhe të ftohtë dhe më tha:

  • Tani fillove të më zësh pritë edhe para derës së shtëpisë?
    Mori frymë thellë, u mat të bënte hapin tjetër drejt portës, por ndërroi
    mendje. U kthye përsëri nga unë duke më thënë:

  • Maft më, kuptoje, jemi ndarë, përfundimisht këtë herë!
    Zgjati dorën drejt portës së hekurt të avllisë, e tërhoqi me forcë, duke
    shfrehur gjithë inatin që kishte ato çaste mbi të. Ajo gërvishtje ulëritëse dhe
    ankuese njëkohësisht, më dogji shpirtin. Ajo mbyti fjalët e mia përpëlitëse.

  • Nuk mundem pa ty. Të lutem, edhe një mundësi, vetëm një! Kaq
    kohë bashkë...
    Qëndroi. Si duket fjalët e fundit i dëgjoi. E kuptova nga reagimi i tij i
    stuhishëm.

  • Kaq kohë bashkë nuk bëjmë gjë tjetër. Japim mundësira në një
    lidhje që ka mbarur prej kohësh.
    Fjalia e fundit më theri në zemër. Prej kohësh... Unë dija që ishim
    ndarë para tre muajsh, jo prej kohësh. Kishte mbaruar prej kohësh... Pemët

Free download pdf