unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


menjëherë. U mundua të fshinte me të shpejtë lotët, por kur pa që ishte
Linda, e lëshoi veten në përqafimin e saj duke shpërthyer në të qara më të
forta. Linda nuk i foli, filloi t‟i lëmojë flokët e ashpër duke e lënë të lehtësojë
dhimbjen në shtëngimin e saj. Ato gjithmonë ndanin dhimbjet e tyre të jetës
me njëra - tjetrën. –„‟Nuk ka mundësi të ndodhej akoma aty Drita, po të kish
ndodhur diçka me Rozën‟‟. Ky mendim e bëri të mos mundej më të
përfytyronte atë që po i ndodhte shoqes së saj. Kur Drita, mbas një
frymëmarrjeje të thellë, ndaloi si me thikë të qarat e saj, Linda e uli me
kujdes në një nga karriget aty pranë. Drita dukej më e qetë tani. Sapo
Linda u bë gati ta pyeste, u hap dera e infermierisë dhe një fytyrë e bardhë
e lyer me një makiazh të rëndë skenik u zgjat dhe e ndërpreu atë çast
drithërues. Ishte Redona, një grua e re, e bukur, që nuk kishte më shumë
se një vit që punonte aty si infermiere, e sjellë nga lart, siç thuhej kur
dikush kishte miq të fortë në ministrinë e shëndetësisë. Mbas gjashtë
muajsh punë aty, u emërua kryeinfermiere. Të gjithë u habitën në fillim, por
kur mësuan që ai miku i fortë në ministri ishte daja i saj, justifikuan këtë
ngritje të pajustifikueshme në detyrë. Ishin mësuar tani njerëzit me këto
marifete të shoqërisë së zhvilluar moderne dhe kapitaliste shqiptare. I
kishin pranuar si nga më të zakonshmet, ishin bërë pjesë e çdo hallke të
zinxhirit jetësor.



  • Linda, të pret drejtori në zyrë, - foli gruaja e re duke përtypur
    dhunshëm një çimçakiz me ngjyrë rozë që dukej nga cepi i majtë i gojës së
    saj.

  • Ç‟ka ngjarë? - pyeti pa vetëdije Linda.

  • Ku ta di unë, kështu më thanë, kështu të them, - u përgjigj
    mospërfillëse gruaja e re, duke ngritur ironika vetullën e saj të djathtë dhe u
    largua duke lënë pas aromën e saj jasemi. Linda i shtrëngoi dorën shoqes

Free download pdf