unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


Pas shëtitjes së gjatë me ty dhe detin, u ulëm diku për të uruar
jetëgjatësinë e ditëve tona. Brenda kësaj dite të shenjtë, orët me ty ishin të
bukura, por dita mbaroi dhe ti ishe larg... shumë larg.
Preka dhuratën që të kisha bërë. Një xhaketë e bukur, gri e çelët,
punuar me dashuri nga duart e mia. Në pjesën e saj të brendshme kisha
shkruar: „‟Të dua shumë‟‟. Ato shkronja do të prisnin, së bashku me mua,
vështrimin e syve të tu.
Nata kishte hyrë në dhomën time për të më larguar përfundimisht
gjumin.


Një yll tjetër...


  • E pamundur të mos vish! – fola.
    Në fillim ndjeva dhimbje në formën e pullave, shpërndarë thellë kraharorit
    në mënyrë të çrregullt. Pastaj ato i humbën konturet e tyre, u shprishën
    duke u zgjeruar dhe thelluar. Gërryerja mbështolli brenda errësirën dhe me
    thepa të ashpra, therës, formoi emrin tënd. Pas dhimbjeve të pullta filloi
    shtrëngimi i kockave në kraharor. Dhimbja u kthye në dridhje dhe u kris.
    Plasaritja nisi rrugën e saj. Atëherë emri yt nxorri dy pika lot, kthyer në
    kristal. Kristali u thye dhe plasaritje dridhëse përshkuan tej e mbanë
    zemrën. Copëtimi ishte sfilitës. Thërrmijëza zemre, shpirti, thërrmijëza
    dhimbjeje krijuan furtunën. E ndieja në gjihë qelizat e trupit. Ti ishe larg
    meje, aty ku nuk të shihja e nuk më shihje. Dhimbja më godiste duke u
    kthyer në mall - shpirti. Nisa t‟i buzëqesh vetes. Doja ta sfidoja natën.
    Tmerruesen natë. Ajo është shtrigë, të merr frymën po ndenje gjatë me të.
    U çova për të mbledhur copëzat e shpirtit. I mblodha me kujdes për të mos
    gjakosur gishtat. I mblodha dhe krijova një akuarium qelqi. Brenda tij pashë
    sytë e tu. - ''O zot, psherëtiva, nuk ekziston largësia, as në hapësira

Free download pdf