Parathënie
Paraqitja e shkronjave në modelin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës
për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë realizohet brenda pesë plus dy
mësimeve (1. ë 2. ç, q 3. gj, xh 4. l, ll 5. r, rr 6. dyshkronjëshat 7.
diftongjet).
Veçse, ndërsa në vendet perëndimore fëmijët familjarizohen me
alfabetin latin, ndryshon situata në Greqi, për arsye të mosngjashmërisë të
shkronjave, thuajse të plotë.
Në tastierën e kompjuterit vemë re së paku 13 ndryshime grafike të
anglishtes me greqishten:
~
`
!
1
@
2
#
3
$
4
%
5
^
6
&
7
*
8
(
9
)
0
_
- =
Q:; W ς E R/Ρ T Y U/Θ I O P/Π {[ }]
A S/Σ D/Δ F/Φ G/Γ H J/Ξ K L/Λ ;: ́ ̈ “ ’
Z X C/Ψ V/Ω B N M </, >/. ?/
Me ngjyrë të kaltër janë shënuar ndryshimet grafike të greqishtes nga
anglishtja.
E quaj këtë një arsye bindëse që më shtyn të mendoj se duhet
përshtatur shpërndarje tjetër e mësimit të shkronjave krahasuar me
modelet e programeve kosovare për diasporën apo ndonjë model tjetër.
Programi i integruar i mësimit shqip në diasporë (MASH, Korrik 2010)
përcakton:
Programi nuk ka për qëllim që ta zëvendësojë shkollimin e natyrshëm të
nxënësit në gjuhën e vendit pritës. Përkundrazi, synon që ta plotësojë
shkollimin e rregullt të fëmijëve me origjinë shqiptare, duke u ofruar këtyre
një shkollim plotësues për shqipen dhe për kulturën e vendit të origjinës.
Në varësi të mundësive dhe të angazhimit të mësuesve dhe të prindërve
shqiptarë, shkollimi plotësues i fëmijëve mund të realizohet periodikisht me
një ose me dy pasdite në javë, për një vëllim total prej 76 mësimesh në një
cikël shkollimi (Niveli i parë I-III shtrihet në tre vite; N.A), ose afërsisht 26
mësime në një vit shkollor (siç përpiqemi të përmbledhim abetaren në këtë
material ndihmës; N.A).
Për mbështetje didaktike sa më të plotë