unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


dhashë rëndësi, por kur nuk erdhi sot të vazhdojmë repotazhin, u
shqetësova. Këtu është?
Unë pohova me kokë dhe i bëra shenjë të më ndiqte. Kur u futëm në
dhomë, pashë Verën të ulur në krevat me sytë nga ne. Dukej shumë e
këputur në fytyrë. Por shikimi i saj nuk ishte më i humbur në humnerën e
hapësirës përreth. Tani do të flasë, mendova.
Mori gotën e ujit që i kisha vënë mbi komodinë, piu pak dhe si na bëri
me shenjë të uleshim, filloi:



  • Prita gjatë para portës së tij.

  • Oh, mendova, paska shkuar në shtëpinë e tij këtë herë dhe jo aty ku
    punonte, siç bënte gjithmonë.

  • Nuk ndodhej në shtëpi. Në fillim mendova të ikja dhe të shkoja herë
    tjetër. Nuk e di, diçka brenda meje më kundërshtoi. Më mirë të pres edhe
    pak, mendova. Dielli kishte filluar të humbiste nxehtësinë e tij të mesditës.
    Rrezet e tij, tashmë të florinjta në portokalli, copëtoheshin nëpër degët e
    pemëve dhe krijonin një pamje magjike dritë-hijesh poshtë në tokë. Më
    mikluan, më mbajtën të gozhduar aty.
    Atë çast hodhi sytë nga dritarja. Grila ishte akoma e mbyllur. Ajo
    rrezja e pluhurt që pak më parë ledhatonte fytyrën e saj, tani nuk futej më
    nëpër të çarën e grilës, kishte ndryshuar drejtim. E kuptova që deshi ta
    hapja. U ngrita ngadalë dhe e hapa. Drita që u fut në dhomë na vrau sytë.
    Dielli ishte ngjitur lart në kupolën e qiellit dhe ishte i nxehtë. Tashmë
    llamba, që pak më parë ndriçonte dhomë, u zvogëlua dhe e humbi
    shkëlqimin. „„Thua mendimet e saj janë kthjelluar? Apo, për të mos na
    thënë ç‟i kishte ndodhur, na përshkruante të tjera gjëra?‟‟ - pyesja veten
    ato çaste, por zëri paksa i ngjirur i Verës, m‟i ndërpreu mendimet.

Free download pdf