unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

Alma Ibi Zekollari


atë çast ishin të zeza, gjethet e tyre gri. Edhe bari, deri në atë çast i gjelbër,
u errnos. Qiellin nuk mund ta shikoja më. Ashtu e humbur, dëgjova si nga
një largësi e pakapshme të më këshillonte ironikisht se duhej të shkoja në
shtëpi të qetësohesha, më uroi natën e mirë e nuk di ç‟tjetër. Pashë nëpër
tym si përshkoi oborrin drejt derës kryesore, si ngjiti dy shkallët e ballkonit,
në krye të të cilave qëndroi pak, më hodhi një vështrim, diçka tha... apo nuk
tha?
Vera ndërpreu pak rrëfimin e saj lehtësues, (deri në atë moment
ashtu kujtoja se ishte), na shikoi në sy sikur aty do të të gjente përgjigjen e
saktë.



  • Më duket se edhe unë diçka thashë me zë të lartë, - foli me zë të
    mekur. Mori frymë thellë dhe vazhdoi.

  • Jo, jo, më duket se thirra thellë vetes sime: ''- Ke gjetur tjetër''.
    Pastaj... hahaha... pastaj... hahaha...hahahahahahahahaha
    E qeshura e saj filloi të më trembë. Shikova nga Shpëtimi me
    vështrim pyetës. Ai u bë gati të ngrihej nga karrigia për t‟i shkuar afër, por
    atë çast, Vera e preu të qeshurën e saj si me thikë.

  • Gjithçka mori dritë atë çast në oborr. Bari u gjelbërua, pemët u
    gjallëruan duke veshur gjethet e tyre fërgëlluese. Trëndafilat nuk i kisha
    parë më parë, kishin çelur. E pashë edhe qiellin, kishte një blu deti thellë tij.
    U nisa. Kur përshkrova atë pjesë të lulëzuar të oborrit të tij, u ndjeva si
    shtojzavalle. Jo, jo, ndjeva se nuk shkelja në tokë, por fluturoja. Shtyva
    derën ngadalë. Sa herë kisha hyrë, ja kështu, e lumtur tek ajo derë! Brenda
    nuk kishte shumë dritë, por munda të shquaja gjithçka. Mbi tavolinë kishte
    skica të shumta. Laps plumbi, apo gabohem, kështu më duket se e quante
    Dritani. Fillova t‟i shikoj të gjitha me radhë. Sa të bukura! Pak më tutje ishte
    piktura ime më e dashur. U ngrita. Fillova ta ledhatoj me dashuri. Ishte

Free download pdf