unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


se herët e tjera. Hyri me hapa të ngadaltë, si për të kontrolluar atë ç‟po
ndodhte. Fytyra e Dritës ishte e para që iu shfaq para syve. Ajo përplasi
derën e drejtorisë, që ndodhej aty nga mesi i koridorit, dhe me një shami të
mbështjellë shuk në dorë filloi të fshinte sytë e saj të përlotur. Lodhja e
plakur në fytyrën e rrudhosur të Dritës ishte flakëruar nga ndezja e
kuqërremtë e të qarit. - „‟Ç‟po ndodhte me të‟‟, - pyeti veten Linda?
Menjëherë mendja i shkoi tek vajza e saj. Ajo bukuri e rrallë, me sytë e
kaltër që shkëlqenin si drita e mëngjesit, me buzët e trëndafilta që
mbështillnin fjalët e ëmbla dhe të zgjuara kur dilnin nga goja e saj, me
fytyrën e bardhë si bora që përkëdhelej nga kaçurelat e saj të arta,
qëndronte prej vitesh, e pafuqishme të lëvizë, mbi një karrocë të vjetër me
rrota të mëdha, pa u ankuar për fatin e saj, por për vuajtjet që i shkaktonte
së ëmës. Prej rreth njëzet vjetësh që nga aksidenti automobilistik, ku Roza
pesëvjeçare humbi lirinë e saj për të ecur dhe babai i saj jetën, ato ndanin
çastet e tyre në një shtëpi të vjetër përdhese në periferi të qytetit. Jeta e
tyre ishte një, e pandarë. Roza, pavarësisht nga fatkeqësia e saj, kishte
mbaruar shkollën shkëlqyeshëm. Studimet e larta nuk mundi t‟i vazhdonte.
Asnjë ndihmë. E pamundur të shkonte. E megjithatë, vazhdimisht do ta
shikoje me një libër në dorë duke lexuar ose duke shkruar.



  • „‟Roza, diçka do ketë pësuar, Roza‟‟, - murmuriti me vete Linda.
    Kur Drita u afrua me hapat e saj të çoroditur, Linda u mat ta pyeste.
    Dora e saj mbeti e shtrirë në ajër, pa mundur as të prekte, as të tërhiqte
    vëmëndjen e Dritës. E ndoqi pas kur ajo u fut në infermieri. Nga hapësira e
    derës gjysëm të hapur pa Dritën që u përplas në tavolinë duke u shkrehur
    në të qara me ngashërim. Supat e saj dridheshin. Linda u afrua me hapa të
    lehtë, si për të mos prishur qetësinë e atij shpërthim shpirti, me shpresën
    që mbas tij shoqja e saj do të lehtësohej. Drita ndjeu hapa dhe u ngrit

Free download pdf