unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


së saj dhe u largua me hapa të shpejtë. Kur u fut në drejtori, aty, si për
habinë e saj, pa edhe tre vetë të tjerë, një prej tyre ishte nga zona e saj, i
njohur i të atit, në mos gabohej.



  • Ç‟lidhje të ketë ky me punët e spitalit, - mendoi. E folura e drejtorit
    theu mendimet e saj.

  • Linda, deshëm të diskutonim diçka të rëndësishme me ty. Ulu!
    Mësuam se babai yt është një kunndërshtar politik i yni... Linda u ngrit sikur
    ta kishte pickur ndonjë grerë. Pa i lënë kohë të flasë, drejtori vazhdoi
    ligjëratën e tij. I shtroi domosdoshmërinë e punës së saj për të fituar edhe
    një votë më shumë që sivjet është kaq e domosdoshme duke bindur
    babain e saj dhe ndoshta edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të votonin për
    ta.

  • Për ta??? E kush ishin ata?
    Tani e merrte me mend se ç‟mund t‟i kishte ndodhur Dritës. Sigurisht e
    kishin kërcënuar me humbjen e vendit të punës. Ajo ishte pa krahë, siç
    thoshte, dhe e bënin ç‟të donin. Ç‟ti kishin kërkuar të bëjë? Sigurisht diçka
    që nuk donte dhe nuk mund ta bënte. Egërsimi i vetullave të saj e bëri
    drejtorin të ndryshojë pak tonin e të folurit.

  • Ne vlerësojmë ...
    Linda nuk mundi të duronte më atë ngërdheshje fallco të asaj fytyre. E
    dinte pse e zbuti zërin. I shoqi i saj punonte në gjykatë dhe çdo lloj
    keqkuptimi mund t‟u kushtonte shumë në një të ardhme.

  • Unë vij në zyrën e drejtorit tim kur ka diçka që nuk shkon mirë me
    punën në spital, dhe jo për të diskutuar çështje politike. Më duket se e keni
    ngatërruar rolin tuaj, zoti drejtor, - foli Linda.
    Të katër burrat shtangën nga përgjigjja e saj. Nuk e pritën të ishte kaq e
    rrëmbyer dhe e prerë. Nuk e dinin që ajo, veç të tjerash, kishte mbështjellë

Free download pdf