unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


mbysë. Dhe e shtypa lotin mes gishtave. Globi i dhimbjes u shprish brenda
lotit tënd. Ti qeshe hidhur me marrëzinë time.


Ylli i një feste...
Lehtësimi u ndie tek lotët. Loja e qepallave sikur shëroi disi atë
dhimbje shpirti të shpërndarë ndër deje, që nisi me shkëlqimin e një kujtimi
në trurin tim.
Zemra nisi të rrahë fort. Malli më ishte mbledhur lëmsh në fyt e nuk
më lëshonte, siç di të mbysë e të mos të të lëshojë malli.



  • Ti më do, - fola dhe buçitja e gjakut ndezi gjithçka brenda meje,
    duke ndier më pas prushin e çdo qelize. Nën kujtimin e asaj mbrëmjeje
    mblodha kokën tënde mes krahëve të mi dhe përsërita fjalët e thëna atë
    natë. Gjaku më godiste trurin, zemrën. Buzët më digjeshin, faqet
    zjarrmonin, shuplakat e duarve djersitën. Vatrat e trurit i kishin mbyllur
    vatrat e mendmit. Gjithë pushtetin e kishte shpirti i malluar.
    Hodha sytë nga deti. Deti ishte aty. Ishte futur i gjithi brenda meje.
    Ishte çmendur deti bashkë me mua. Kishim çmendur njëri-tjetrin.
    Ishte 14 shkurt. I pari për ne të dy, por larg njëri-tjetrit. Kjo ditë ishte
    emërtuar si dita e të dashuruarëve. Diku kisha lexuar, se në këtë ditë vajzat
    dilnin nga shtëpia me një tufë lulesh në duar dhe i pari djalë që u dilte
    përpara, do të bëhej shoku i jetës së tyre. ''- Po sikur të ishte dhe tani ai
    ligj?'' - mendova. Atëherë vendosa që edhe në këtë ditë të ndiqja yjet, duke
    qënë me ty. U kapa pas krahut tënd të fortë dhe u nisëm. Do të shkonim
    aty, ku unë shkoja gjithmonë, për t‟iu ankuar detit që na kishte larguar,
    duke na shtuar vetëm mallin... Unë flisja me ty me zë të lartë dhe qeshja,
    pa vënë re se njerëzit kthenin kokën dhe më shikonin me habi.

Free download pdf