unë e vrava verën -LIBËR me kopertinë

(Alma Ibi Zekollari) #1

unë e vrava verën


detesh, qiejsh, toke''. Këto fjalë i kisha thënë me zë. Ti i dëgjove. E ndjeva
që i dëgjove, se sytë e tu më puthën, e më puthën, siç dëshironim të dy.
Dola. Pisi i natës shpohej nga yjet. I mblodha të gjitha për t‟ua falur
syve të tu. Ato filluan vallen e tyre të stërlashtë. Krijuan duart e tyre për të
më përkëdhelur, buzët e tua për të më puthur, trupin tënd për të më
ngrohur. Erdha unë aty, apo erdhe ti tek unë? Nuk ka rëndësi. Ne ishim
bashkë. Gjithë natën.


Yll nën përskuqjen e diellit...
Minutat e para të shiut ishin të buta, ashtu si dhe fundi i tij. U ndie era
e një dheu të pjekur dhe drithërima e lehtë e ditëve të verës me shi. Kur
kërrcitja e pikave të shiut, të shtuara dhe të zmadhuara, u bë më tigëlluese
mbi tjegulla dhe lëkura ime u kokërrzua nga e ftohta, u futa në dhomën
time për të veshur diçka.



  • Oh, paske ardhur!? Zjarri i shpirtit më ngrohu kur pashë rrotullimin e
    syve të tu, që shihnin jashtë dhe qeshnin. Jeshilja e tyre kishte dominuar,
    duke humbur përzierjen e grisë së lehtë.

  • Ulu! - më foli buzëqeshja jote.
    U afrova. Putha lehtë cepin e buzëve të tua. Goja jote, paksa e hapur,
    rrezatonte me shkëlqimin e dhëmbëve të bardhë e të bukur. U ula pranë
    teje. Pasi u ndjeva e qetë dhe e ngrohtë brenda krahëve të tu, dëgjova
    tingujt e një kënge. - ''O zot, sa bukur‟‟, - murmurita. E kisha dëgjuar këtë
    këngë, kur të njoha e të preka për herë të parë. Shiu ia la plotësisht vendin
    atyre tingujve. Retë u çanë dhe u vrapuan anëve të qiellit. Kënga
    vazhdonte të vinte duke mbushur hojet e ajrit. Bashkë me të, kujtime e
    çaste me ty u ulën ëmbël aty pranë. Një diell i kuqërremtë mbuloi
    fotografinë tënde që më shikonte hareshëm.

Free download pdf